I FUNDIT

Fundjava perfekte për plazh! Nesër rriten temperaturat sërish me disa gradë, largohen vranësirat

Edhe pse dita e sotme duket me vranësira dhe në pritje të rreshjeve të shiut, fundjava pritet e nxehtë dhe me diell gjatë gjithë ditës.

Moti parashikohet i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ndërsa për ata që planifikojnë të shkojnë në plazh, parashikohet fundjavë perfekte.

“Për sa i përket fundjavës, përmirësohet dukshëm moti. Parashikohet që e shtuna dhe e diela të kenë kryesisht diell, vranësira të lehta dhe kalimtare. Nuk pritet të ketë reshje gjatë fundjavës”, – tha sinoptikania Lajda Porja nga MeteoAlb.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, temperaturat do të luhaten nga 14°C në zonat malore, deri në 35°C në ultësirën perëndimore.

l“Parashikohet që maksimumi në rang territori të jetë 35 gradë Celsius për fundjavën. Moti do të shoqërohet kryesisht me erë të lehtë dhe det me dallgëzim të ulët. Më e favorizuara do të jetë vija bregdetare, ku do të mbizotërojë dielli përgjatë gjithë së shtunës dhe të dielës”, – tha Porja.