Tiranë, 20 qershor 2025- Gjykata ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm për Kristian Cenajn, i cili akuzohet për vrasjen e Mariglen Gjonajt. Ngjarja tronditëse ndodhi për një orë “Rolex”, që viktima mbante me vete në momentin e krimit.
Pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive, trupi gjykues e shpalli fajtor Cenajn për veprën penale “vrasje me paramendim”, e kryer për motive të dobëta dhe në rrethana rënduese.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.