Krizë në lidhjen e DJ PM dhe Sarah, çfarë po ndodh me çiftin! Veprimi i blogeres që nxiti dyshimet për një ndarje mes tyre

DJ PM, një nga figurat më të njohura të skenës muzikore festoi ditëlindjen e tij, por ajo që ra më shumë në sy sesa vetë kjo ditë e rëndësishme për të, ishte mungesa e një urimi publik nga partnerja e tij prej vitesh, Sarah Berisha.

Në një kohë ku çiftet VIP nuk ngurrojnë të ndajnë çdo përvjetor, lule apo detaj romantik në rrjete sociale, heshtja e Sarah ka ndezur dyshime mes fansave. Komentet në profilin e saj janë mbushur me pyetje të tipit: “Pse nuk e urove PM-n?”, “A jeni ende bashkë?”, “Ç’po ndodh mes jush?”.

Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar. Kujtojmë që të dy u njohën dhe u bënë të pandashëm në “Big Brother VIP”, ku krijuan një lidhje që për shumëkënd dukej si një histori suksesi. Pas daljes, ata ndanë shumë momente bashkë, udhëtime, pushime dhe projekte, ndërsa Sarah e shoqëronte shpesh në performanca e PM-së. Por muajt e fundit, rrjeti ka vënë re një ftohje graduale.

Fotot e përbashkëta janë rralluar, daljet publike janë pakësuar dhe secili duket më i fokusuar në projekte personale. Çifti vijon ende të ndiqet në rrjetet sociale, ndonëse kanë shumë kohë që nuk janë parë së bashku, duke ngritur dyshimet se mes tyre ka një krizë. Blogerja e njohur Sarah Berisha, pak muaj më parë ka dhënë një intervistë ku ka folur për marrëdhënien e saj me Dj PM me të cilin krijoi një romancë dashurie në edicionin e parë të BBV1. Ajo ka rrëfyer se edhe pse kanë disa kohë krah njëri-tjetrit ata akoma nuk e kanë filluar bashkëjetesën, kjo për shkak të angazhimeve të tyre të shumta.

Teksa u pyet nga moderatorët se ku e sheh të ardhmen, në Tiranë apo Prishtinë, Sarah u përgjigj: “Ky është një hap që mund të vijë shumë shpejt, por ende nuk kemi vendosur për vendndodhjen. Jemi duke e menduar të dyja opsionet,- tha ajo.

Megjithatë Sarah shtoi se mundësitë janë më të Blogerja zgjedh të mos urojë partnerin për ditëlindje mëdha që të jetojë në Prishtinë edhe pse do t’i pëlqente shumë Tirana.

“Më duket se do përfundoj në Prishtinë, po çfarë rëndësie ka kjo se fundja Kosova 3 orë larg është”,- u përgjigj ish-banorja e Big Brother Vip. Ndër të tjera blogerja shtoi se partneri i saj nuk është romantik si natyrë, por theksoi se “ndonjëherë bën diçka që më befason.”

“Pata një shpresë kur shkuam për pushime në Itali. Mendova se ndoshta aty mund të ndodhte diçka më e veçantë, por jo. PM nuk hyn te personat romantikë, por ndonjëherë bën diçka që më befason”,- tregoi ajo duke nënkuptuar se kishte pritur propozimin për martesë.

Gjatë intervistës një deklaratë emocionuese erdhi dhe nga PM, i cili në një lidhje telefonike u shpreh se e do shumë Sarën.

“Sarah e di shumë mirë sa shumë e dua dhe sa i rëndësishëm është ky hap për ne”,- tha ai, duke konfirmuar dhe planet që çifti kanë për të ardhmen.