Amerika hyn në luftë me Iranin, publikohen pamjet e shpërthimit të bombave GBU-57 mbi impiantet bërthamore

Videot dhe imazhet e para të bombardimeve të Iranit nga Shtetet e Bashkuara kanë filluar të publikohen në mediat socialet ndërsa shqetësimet për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme janë rriutr pas përfshirjes së drejtpërdrejtë amerikane në luftën me Izraelin.

Videot tregojnë shpërthime në vende strategjike të objekteve bërthamore të Iranit, siç është Fordow. Kompleksi tepër sekret dhe i ruajtur me kujdes, i vendosur pranë qytetit të shenjtë të Qomit, ka qenë një objektiv për Izraelin, pasi besohej të ishte “çelësi” për pasurimin e uraniumit në një nivel që do t’i mundësonte Teheranit të zhvillonte armë bërthamore.

Megjithatë, deri më tani, organet ndërkombëtare, si dhe Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, kanë deklaruar se nuk ka prova që Irani po ndërton armë bërthamore.