Imazhet e para, impianti bërthamor ‘Fordow’ në Iran pas sulmit të SHBA

Një imazh i ri satelitor, i publikuar së fundmi, tregon pasojat e sulmit amerikan mbi impiantin bërthamor të Fordow në Iran, duke nxjerrë në pah një zonë të dëmtuar që mund të jetë pika e mundshme e hyrjes së bombave në kompleks.

Fotografia tregon dëmtime të dukshme në pjesën e jashtme të objektit, ndërsa vërehet një krater i madh dhe shenja që përputhen me karakteristikat e një goditjeje me bombë të saktë.

Detajet e plota të dëmeve të brendshme mbeten ende të paqarta, por burimet perëndimore sugjerojnë se goditja ka qenë e fokusuar në objektiva të caktuara brenda impiantit.

Autoritetet iraniane vijojnë të minimizojnë pasojat e sulmit, duke deklaruar se struktura thelbësore e impiantit mbetet e paprekur.