Bllokohen mbi 24 mijë veshje në Kukës, me logo të falsifikuara të markave të njohura

Reth 24 mijë veshje nga marka të njohura sportive janë bllokuar nga dogana në Kukës, pasi dyshohen se janë të falsifikuara. Këto produkte dyshohen se përbëjnë imitime të paligjshme të markave origjinale, duke shkelur të drejtat e kompanive.

Dogana sqaroi se masa e pezullimit është marrë me qëllim parandalimin e hyrjes në treg të këtyre produkteve për shitje.

Mallrat e bllokuara janë 1,974 kostume sportive me markën Macron dhe mbishkrimin FSHF, 1,411 bluza sportive Macron me po të njëjtin mbishkrim, 370 kostume sportive Adidas me mbishkrimin REAL MADRID, 294 kostume sportive Nike me mbishkrimin BARCELONA.

Mallrat e bllokuara:

-1974 kostume sportive “Macron” me mbishkrimin “FSHF”

-1411 bluza sportive “Macron” me mbishkrimin “FSHF”

-370 kostume sportive “Adidas” me mbishkrimin “REAL MADRID”

-294 kostume sportive “Nike” me mbishkrimin “BARCELONA”

-11000 etiketa “Lacoste”

-9000 etiketa “Polo”