I FUNDIT

Qeni kafshon një 3-vjeçar në Tiranë, procedohet penalisht pronari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasin Xh. S., 35 vjeç.

Ngjarja ndodhi në oborrin e banesës së 35-vjeçarit, ku qeni i tij ka kafshuar një të mitur 3-vjeç. Aktualisht, fëmija ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-Xh. S., 35 vjeç, pasi qeni i tij ka kafshuar një të mitur 3 vjeç, në oborrin e banesës së 35-vjeçarit.

Aktualisht 3-vjeçari është në kujdesin e mjekëve;