Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka dhënë detaje në lidhje me marrëveshjen e armëpushimit, të arritur mes Izraelit dhe Iranit.
Sipas presidentit amerikan, Izraeli dhe Irani iu afruan pothuajse njëkohësisht dhe i kërkuan paqe.
“Në këtë pikë, e dija që koha kishte ardhur. Bota dhe Lindja e Mesme janë fituesit e vërtetë. Të dy kombet do të shohin dashuri, paqe dhe prosperitet të jashtëzakonshëm në të ardhmen e tyre”-, shkroi ai në një postim në “Truth Social”.
As Irani dhe as Izraeli nuk e kanë pranuar armëpushimin publikisht, megjithëse Irani sinjalizoi se do të ndalonte së sulmuari Izraelin nëse Izraeli do të ndalonte së sulmuari Iranin.