Vrasja e Martin Çeços! Apeli rrëzon vendimin e Gjykatës së Korçës për dënimin me 83 vite burg për autorët e krimit makabër

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë , e cila caktoi më 10 shkurt 2025 një vendim me gjithsej 83 vite burg për të pandehurit në çështjen e vrasjes së Martin Çeços, duke iu përmbajtur kërkesës së Prokurorisë.

Trupa gjykuese e Apelit, me relatore Marsela Pepi dhe anëtarë Genti Dokollari dhe Irena Brahimi, vendosi më datë 24 qershor 2025 të prishë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë dhe të kthejë aktet për rigjykim në të njëjtën gjykatë, por me një trupë tjetër gjykuese.

Sipas vendimit të Apelit, kundër këtij vendimi lejohet rekurs brenda 45 ditëve, që nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Ndërkohë, babai i viktimës, Martin Çeço, është shprehur dakord për rigjykimin e çështjes në Shkallën e Parë, duke pritur drejtësi të plotë për vrasjen e të birit.

Kujtojmë se më 11 shkurt të këtij viti Gjykata e Korçës dha dënimin për 4 të akuzuarit për vrasjen e Martin Çeços, i cili u gjet i pajetë në një rezervuar në fshatin Kolanec të Maliqit, më 12 qershor 2022.

Prokuroria kërkoi dënimin e tyre për veprën penale “Vrasje me paramendim”.

Dënimet e Gjykatës:
* Valter Mollaj: 25 vjet burg
* Edlir Mollaj: 23 vjet burg
* Martina Pajollari: 20 vjet burg
* Blendi Angjo: 15 vjet burg