Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ditën e sotme ka denoncuar një rast blerje votash në zonën e Freskut në Tiranë, ku sipas tij, janë dhënë leje legalizimi dhe certifikata pronësie.
“Këtu jemi te “Fresku”, këta kriminel elektoral po ndajnë certifikata pronësie, leje legalizim, vetëm pak ditë para fushatës elektorale. Natyrisht janë në mbrojte të plotë të Altin Troplinit dhe SKAP-it të partisë”, tha Berisha, teksa prezantoi edhe pamjet e siguruar nga PD.
Ndër të tjera, Berisha u shpreh se në të gjithë vendin, në harkun kohor të ndaluar me ligj, janë dhënë rreth 6 mijë legalizime.
“Në total janë dhënë leje legalizim 5994, pra 6 mijë. Minimumi 3-5 vota u blenë me lejet e legalizimit. Qindra certifikata pronësie, një shembull i përdorimit të shtetit partiak, elektoral për te blere vota nëpërmjet ushtrimit të paligjshëm të fuqisë ekzekutive”, tha Berisha.
Berisha: Këtu jemi te “Fresku”, këta kriminel elektoral po ndajnë certifikata pronësie, leje legalizim, vetëm pak ditë para fushatës elektorale. Natyrisht janë në mbrojte të plotë të Altin Troplinit dhe SKAP-it të partisë.
Neni 91, pika 4 e Kodit Zgjedhor thotë: Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si: rritje pagash e pensionesh, mbështetje ekonomike ose sociale, ulje apo heqje taksash, amnisti fiskale, dhënie pasurish apo shpërblimesh. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur nismat kushtëzohen nga gjendje të fatkeqësisë natyrore.
Kjo tabelë, paraqet totalin e legalizimeve pikërisht në harkun kohor të ndaluar me ligji. Në Berat 419, Dibër 123 legalizime, Durrës 928 legalizime, Elbasan 424 legalizime, në Fier, Lubija është e pa përmbajtur, 801 legalizime, Gjirokastër 98, Korçë 394, Kukës 124, Tirana 1931 legalizime, Vlore 590, Lezhë 116. Në total janë dhënë leje legalizim 5994, pra 6 mijë. Minimumi 3-5 vota u blenë me lejet e legalizimit. Qindra certifikata pronësie, një shembull i përdorimit të shtetit partiak, elektoral për te blere vota nëpërmjet ushtrimit të paligjshëm të fuqisë ekzekutive.