“Ruaj vendin!”- Berisha përplaset me Spiropalin, kreu i PD: Mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që s’duhet! Kryeparlamentarja: Nuk është “partia e krimit”, por PS

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përplasur me kryeparlamentaren Elisa Spiropali në Kuvend gjatë seancës plenare, ku kjo e fundit i tërhoqi vëmendjen për fjalorin, pasi kryedemokrati e cilësoi PS si “partia e krimit”.

Berisha: Sot, kreu i Partisë së Krimit, mori…

Spiropali: Ju tërheq vëmendjen, ajo nuk është partia e krimit, është Partia Socialiste e Shqipërisë, ju tërheq vëmendjen për fjalorin

Berisha: Do ruash vendin, mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që nuk duhet të të jap

Spiropali: Sigurisht që do ruajë vendin, moderoni fjalorin

Berisha: Kreu i Partë së Krimit mori epitetin më të merituar, si Ramaduro i Evropës. Dje një media në SHBA më kërkoi një intervistë, dhe gazetari i mirënjohur filloj pyetjet e tij, “Zoti Berisha na fol pa për çështjen ne Shqipëri dhe Ramaduron”, pra është bërë famoz për narkoshtetin dhe farsën elektorale.

Kjo verë, ju nuk festuar dot fitoren kalp me farsë, sepse këtë vërë në Bruksel, Strasburg, u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës. Petro, kush të nxori ty nga Parlamenti? Kartelet të nxorën, ti do thuash jo, por ata të nxorën, se po të ishe i tyre nuk do të nxirrnin.

Nëse në Shqipëri, u zhvillua farsa elektorale më dakord në botë, ky që është këtu, (i drejtohet Ervin Hoxhës), është marrë vesh se Troplinët e paguan 10 milion euro emërimin e tij, por ajo që ishte më e veçanta ishte se ndërruan me Arkendin. E morët vesh Arkend milionerin, nga Pojat e Vlorës. Këtej ishte me një rrogë ai, rrogë pedagogu, ishte me 2 pikë ca milion. Apo nuk iu bëjnë përshtypje këto?