Dyqani në pronësi të 30-vjeçarit, Donald Luka, përdorej për përpunim dhe shitje mishi. Ndërkohë aty ai ka edhe biznese të tjera si restorante dhe bar kafe. Tritoli i është vendosur në pjesën e qepenit dhe ka shkaktuar dëmtime të vogla.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15 dhe raportohet vetëm për dëme materiale. I thirrur në polici Donald Luka në deklaratën e tij paraprake ka thënë se nuk ka probleme dhe se nuk e ka idenë se kush mund t’ja ketë bërë, por policia dyshon se ky është një mesazh për konflikte të mëparshme që ka pasur familja Luka.
Donald Luka rezulton i njohur për policinë pasi në mars të vitit 2022 është akuzuar se së bashku me të vëllain Ernest Lukan rrahën kuzhinierin Indrit Çela për një parakalim të gabuar. Në atë kohë, u arrestua edhe babai i tyre Llesh Luka pasi pas një kontrolli në banesën e tyre policia gjeti të instaluar një shtëpi bari.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Gjolës” në aksin që lidh Rinasin me Fushë-Krujën. Indrit Çela udhëtonte me makinën personale në këtë aks, kur dy vëllezërit i zunë pritë, duke e goditur me sende të forta. Autorë të ngjarjes ishin dy vëllezërit Ernest dhe Donald Luka.
Bazuar edhe te pamjet filmike në atë kohë, Indrit Çela është qëlluar me shufra hekuri nga vëllezërit që i kishin bllokuar rrugën mbi “Urën e Gjolës” në Fushë-Krujë