Një 45-vjeçar me iniciale F.G. është arrestuar nga forcat e komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës, pas sherrit me një 38-vjeçar në Rrugën e Kavajës.
Sipas policisë, autori goditi me thikë 38-vjeçarin dhe më pas u largua.
Ai shkoi në banesë, ku mori një kallashnikov së bashku me fishekët që i posedonte pa leje, dhe i fshehu në rrugën “Mujo Ulqinaku”, së bashku me thikën që përdori në plagosje.
Policia, e cila nisi hetimet, zbuloi vendin ku kishte fshehur armët i dyshuari dhe sekuestroi kallashnikovin që e kishte lyer ngjyrë floriri.
Ndërsa, 45-vjeçari u arrestua në flagrancë.
Sa i përket të plagosurit me thikë, ai mori mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.