Japonia ka ekzekutuar një burrë, i njohur si “vrasësi nga Twitter-i”, pasi vrau dhe copëtoi nëntë persona që i njohu virtualisht.
Takahiro Shiraishi, u dënua me vdekje në vitin 2017, e u var ditën e sotme (27 qershor), raporton The Guardian.
“Vrasësi nga Twitter” pranoi para drejtësisë krimet e tij, të cilat përfshinin grabitje, përdhunim, vrasje, shkatërrim dhe braktisje të kufomave.
Ministri i Drejtësisë së Japonisë, Keisuke Suzuki, ka treguar se Shiraishi rrihte dhe mbyste viktimat, i vriste, i grabiste dhe copëtonte trupat e tyre për t’i shpërndarë nëpër kuti. Pjesë të tjera të trupit u gjetën mes plehrave.
Si Shiraishi mbërrinte tek viktimat
Besohet se ai joshte në internet viktimat e tij, të cilat ishin kryesisht vajza të moshës 15 deri në 26 vjecc.
Shiraishi kontaktonte në platformën “Twitter”, tashmë i shndërruar në “X”, me persona që dëshironin të kryenin vetëvrasje, duke i ofruar ndihmë për vdekjen e tyre.
Kështu, “vrasësi nga Twitter-i”, i vriste viktimat e tij, më pas i copëtonte dhe pjesët e trupit vendoseshin në frigoriferë që ndodheshin tek apartamenti i tij.