Lindon Selahi në vend të futbollistit të Kombëtares? Polakët, ofertë mesfushorit shqiptar

E ardhmja e Lindon Selahit është pranë një kthese të rëndësishme. 26-vjeçari shqiptar, i cili aktualisht është lojtar i lirë, nuk do të transferohet në Belgjikë, pavarësisht disa spekulimeve të mëparshme në lidhje me interesimin e disa klubeve aty.

Burime pranë futbollistit konfirmojnë se ofertat më konkrete dhe të favorshme ekonomikisht i kanë ardhur nga Kroacia dhe Polonia, me këtë të fundit që ka dalë në avantazh. Në orët e fundit, Selahi është kontaktuar nga dy klube me traditë në ligat respektive: Hajduk Split në Kroaci dhe Vidzev Lodz në Poloni.

SHEHU- Në Poloni, tek ekipi i Vidzev Lodzit, Selahi do të bëhej partner në mesfushë me një tjetër shqiptar. Juljan Shehu, lojtari i Kombëtares shqiptare është pjesë e klubit polak, megjithëse ende nuk ka rinovuar kontratën që i mbaron më 30 qershor. Nuk dihet nëse Shehu do të rinovojë me Vidzevin, apo Lindon Selahi është një zëvendësues për të në mesfushë.