Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Mujo Ulqinaku” në qytetin e Durrësit, ku një automjet tip “Audi” është përplasur me një motomjet.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit, një i ri, ka mbetur i plagosur rëndë.
Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i “Audi”-t i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit dhe ka qëndruar në vendin e ngjarjes duke pritur policinë.
Autoambulanca, e sinjalizuar nga qytetarët, ka transportuar të plagosurin drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.