Kakavijë/ Kapet e moshuara me 25 mijë euro teksa po kthehej nga shteti fqinj

Janë sekuestruar në pikën e Kakavijë, 25 mijë euro që i kishte me vete e moshuara me iniciale D.K.

Mësohet se 65-vjeçarja nuk i kishte deklaruar shumën e lekëve dhe për rrjedhojë është proceduar edhe penalisht.
Njoftimi i plotë:

PKK Kakavijë Udhëtonte drejt Greqisë dhe nuk deklaroi shumë e eurove që kishte me vete, procedohet penalisht 65-vjeçarja.

Sekuestrohen 25 000 euro që 65-vjeçarja kishte me vete. Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases D. K., ku u gjetën 25 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen D. K., 65 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.