E ndërsa kokat e grupit Hellbanianz nga Barking në Lindje të Londrës janë zhvendosur në Dubai, ushtarët e tyre përfundojnë në burgjet angleze. Më i fundit i dënuar me burg përjetë për vrasje është 31 vjeçari Sabajet Shuti i njohur me pseudonimin Skilla.
Top Channel raporton se pas anëtarëve me pseudonimet Zeero, Pato dhe Guçi, Skilla, Sabajet Shuti nga Fajza e Kukësit është më i fundit nga Hellbaniaz që dënohet për vrasje.Shuti u shpallur fajtor për vrasjen e 27-vjeçarit Lumturi Zeqja. Vëllai i Shutit, Emirlion Shuti 30 vjeç u shpall fajtor për përleshje. Ai mori një dënim prej 20 muajsh, me kusht për dy vjet..Edhe Emirlion Shuti është pjesë e Hellbanianz i njohur me pseudonimin “One Mili HB”.
Ndërkohë që këtë proces gjyqësor e zhvilloi në gjendje të lirë Emirlion Shuti u bë viral në TikTok pas përplasjes të fortë me fyerje me ish anëtarin tjetër të Hellbanianz Fabiol Kucin i njohur me pseudonimin Guci.
Në vend që të thotë Barking ai thotë Parkingu dhe kjo batutë e “One Mili HB” u shumë fishua në TikTok. Sabajet Shuti nisi sulmin e tij fatal mbrëmjen e 16 tetorit 2022 në Church Lane, Leytonstone pas një përplasje me një grup tjetër shqiptarësh. Gjatë grindjes që pasoi, Sabajet Shuti nxori një thikë dhe e goditi dy herë Lumturin, dhe një herë mikun e tij.
Të dy vëllezërit Shuti ikën nga vendi i ngjarjes duke e lënë Lumturin të rrëzuar dhe të vdekur në trotuar. Një ditë pas vrasjes, Sabajet Shuti bëri plane për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar. Ai ndryshoi pamjen e tij duke rruar mjekrën dhe më pas udhëtoi për në Folkestone përpara se të kalonte Kanalin në Francë.
Një vit pas sulmit, më 3 tetor 2023, Sabajet Shuti u arrestua në Suedi dhe u ekstradua në Britaninë e Madhe.