Rënie fatale nga malet italiane/ 59-vjeçari shqiptar humb jetën nga një lartësi prej 100 metrash (EMRI)

Sipas mediave italiane, Iljazi po ngjiste i vetëm rrugën pranë ujëvarave të Stulles, në provincën e Bolzanos.

Rreth mesditës, pasi kishte përshkuar dy të tretat e itinerarit, ai ra në humnerë nga një lartësi rreth 100 metra.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali. Gëzim Iljazi, 59 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, por prej vitesh banues në provincën e Rovigos ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 100 metrash në mal.

Dëshmitarët okularë treguan se fillimisht panë të binte çanta e tij, dhe më pas vetë burrin.

Në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, karabinierët, një helikopter dhe ekipet e shpëtimit, por fatkeqësisht për Iljaznin nuk mund të bëhej asgjë.