Sherr me thika mes dy të rinjve në Vlorë, plagoset 21-vjeçari! Detajet e para

Një 30-vjeçar në Vlorë është shpallur në kërkim pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti, dyshohet se ka plagosur me thikë një 21-vjeçar.

Mësohet se fatmirësisht 21-vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën, duke marrë ndihmë në Spitalin e Vlorës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe:

shpallën në kërkim shtetasin Xh. Q., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.06.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin Xh. S., 21 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.