Zjarr masiv në tregun industrial në zonën e plazhit në Durrës, flakët përfshijnë dyqanet (Foto)

Një zjarr ka përfshirë tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit, duke shkaktuar dëme materiale.

Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme, ndërsa makinat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Tregu i përfshirë nga zjarri është i ndërtuar me struktura llamarine dhe përbëhet nga mbi 20 dyqane, të cilat funksionojnë kryesisht gjatë sezonit veror.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, por dyshimet janë të ndara mes një shkëndije elektrike si pasojë e kushteve të pasigurta në treg dhe mundësisë së një zjarri të qëllimshëm, për të hapur rrugë ndërtimeve të reja në zonë.

Edh në vitet e kaluara, ky treg ka qenë disa herë skenë e zjarreve të përsëritura, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë dhe funksionimin e tij.