I ftuar në një studio televizive, avokati Idajet Beqiri ka analizuar diskutimet e fundit politike në vend. Ai theksoi se dosja në ngarkim të Sali Berishës e ka kaluar “klasën” në kopsitjen e saj nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Sipas tij, ajo arriti të kalojë të gjithë filtrat deri sa shkoi në gjyq.
“Kjo dosje në kompleksitetin e saj e ka kaluar klasën, çka do të thotë se puna e SPAK ka kaluar në disa filtra, filtri i parë ishte masa e sigurimit, do të thotë se dyshimi ka qenë i arsyeshëm për kryerjen e veprës penale.
Fakti që në të gjitha shkallët e gjykimit, edhe ne Gjykatën e Lartë, SPAK doli i fituar me masën e sigurimit që dha do të thotë i kishte ato prova për të marrë ato prova për të marrë masën e sigurisë.
Iu komunikua akuza, u mor i pandehur, dhe çështje shkoi te seanca paraprake, gjyqtari i seancës paraprake kur merr dosje, nëse e shikon që puna e organit të akuzës është skarco dhe kjo çështje nuk duhet kaluar në gjyq, ata ose e pushojnë çështjen ose i thonë prokurorisë plotëso hetimet se nuk je mirë.
Fakti që e kanë kaluar në gjyq, kjo e kaloi klasën mirë edhe për këtë fazë dhe tani çështja ka kaluar në gjyq, me fakte që janë të gjitha të përdorshme, të vlefshme dhe në këtë drejtim them prezumimi i pafajësisë, por dosja ka kontrastin e duhur për fajësi.”, tha ai.