Aksident i trefishtë në kryeqytet, një makinë përfshihet nga flakët

Një aksident i trefishtë është shënuar mesditën e sotme në Tiranë konkretisht në zonën e Unazës së Re.

Bëhet me dije se një nga makinat e përfshira në aksident është shkrumbuar nga flakët.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit apo shkaqet e përfshirjes nga flakët të automjetit.