Dua Lipa fotografohet në momente intime me të fejuarin Callum Turner gjatë pushimeve në brigjet italiane

Ylli i popit, Dua Lipa, dhe i fejuari i saj Callum Turner po kalojnë momente të nxehta dashurie në bregdetin e mrekullueshëm të Amalfit në Itali — aq sa për t’u freskuar iu desh uji i detit!

Ata u kapën duke shkëmbyer puthje dhe përqafime pasionante mbi një dërrasë lundruese, ndërsa shijonin ujërat kristal të Mesdheut, raporton TMZ.

LEXO  “Bëhu i fortë, sidomos për nënën”/ Egla Ceno shpreh ngushëllimet, për vdekjen e vëllait të Gjestit

Dua dukej mahnitëse me bikini të vogla me pika, duke treguar format e saj perfekte dhe duke lënë shumë pak vend për imagjinatë.

Çifti zyrtarizoi fejesën më herët këtë muaj në një intervistë për revistën British Vogue. Dua tregoi se unaza e fejesës ishte dizajnuar posaçërisht për të, pasi Callum kishte marrë këshilla nga shoqet dhe motra e këngëtares.

LEXO  Dikur ishte 129 kilogramë, e reja zbulon si humbi peshë duke bërë një ushtrim çdo ditë

Aktualisht, ata po shijojnë emocionet e fejesës pa bërë ende plane për dasmën. Dua është përqendruar te turneu i saj muzikor, ndërsa Callum është i angazhuar me xhirimet e tij.

LEXO  Elia Zaharia dhe Xhensila Myrtezaj pushime si nëna single! Ja destinacionet e zgjedhura nga vajzat VIP, postimet hot në rrjetet sociale

Koha e saktë e fejesës mbetet mister, por ata që prej janarit 2024 janë bërë objekt diskutimesh, sidomos pasi Dua u pa me unazën e fejesës në gisht.

Lajme Te nGjashme