Temperaturat ekstreme, shtohen urgjencat kardiake/ Mjekët apelojnë për kujdes të veçantë: Kujdes në orët e pikut …

Rreziku kryesore sipas mjekëve vjen nga dehidrimi apo humbja e lëngjeve. Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin ka shtuar urgjencat pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Më së shumti pacientët kërkojnë ndihmë për shkak të humbjes së ndjenjave dhe problemeve kardiake.

“I nxehti shkakton dehidrim. Djersitje të theksuar. Mekanizëm që mban të ulur temperaturën e trupit por në mënyrë të shtuar humbet kripëra të domosdoshme për funksionim të mirë të organizimit. Humbja e ujit çon në tharje të lëkurës, gojës dobësi dhe kur ekspozohemi edhe më shumë në të nxehtë arrijmë gjendje konfuzioni ose humbje koshience”.

Pini ujë edhe nëse nuk keni etje është këshilla e mjekëve në këto ditë të nxehta. Kështu mund të parandaloni dehidrimin dhe humbjen e kripërave të nevojshme për të ruajtur ekuilibrin në organizëm. Ndërsa ata që kanë probleme me zemrën duhet të rishikojnë dozat e barnave.

“Te pacientët me sëmundje kardiake bëjnë hipotension , ndodh disletacioni I enëve të gjakut që të djersitim sa më shumë, të eliminojmë nxehtësi, çon në ulje të tensionit arterial se janë në terapi”.

Atyre që po pushojnë në plazhe mjekët ju sugjerojnë të bëjnë kujdes dhe të mos futen menjëherë në det pas qëndrimit të gjatë në çadër.

“Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës nga i nxehti futesh në ujë shkakton vazospazmë e arterieve koronare. Ndodhe spazma e arterieve koronare. Në atë moment të futjes në ujë të ftohtë nëse ndodh ky ngushtim, i arterieve koranare me pasojë infarktin, ose kur bën vdekje të papritur nga mbyllje e enëve të gjakut. Normalisht ndodh tek personat që mund të kenë një sëmundje ndoshta të paditur, një ngushtim të arteries ose të rinj që konsumojnë lëndë narkotike persona të tillë janë shumë të prirur”.

Në këtë valë të nxehti që duket se do të zgjasë mjekët këshillojnë të gjithë grupmoshat të reduktojnë lëvizjet në orët e pikut dhe të mundohen të qëndrojnë në mjedise të freskëta.