Tentoi t’i ikte policisë dhe braktisi makinën/ 29-vjeçari i arrestuar, i përfshirë në festën me alkool dhe kokainë në Astir

Skerdi Sina, shok i Aleksandër Sadikajt i vrarë në vitin 2022, i cili ra në prangat e policisë është ndër emrat e përfshirë në festën me alkool dhe drogë të ndodhur në Astir në janar të këtij viti, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.

Së bashku me Sinën u shpallën në kërkim edhe Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia. Në lidhje me ngjarjen janë pyetur edhe tre vajzat midis tyre edhe 21-vjeçarja, e cila pretendon se është mbyllur me forcë në banesë.

Midis të rinjve që kanë festuar ka qenë dhe një avokate e cila ka treguar detaje mbi festën ku u përdor alkool e dyshohet se edhe kokainë.

“Shoqja humbi vetëdijen nga alkooli”, mësohet se ka thënë avokatja atë kohë.

Gjithçka nisi kur një 21-vjeçare e mbyllur në banesë alarmoi forcat speciale. Të rinjtë janë nga qyteti i Vlorës dhe janë persona me probleme penale. Ata dyshohet se e kanë dërguar kokainën me të cilën është festuar një natë para ngjarjes si edhe gjurmët e tyre janë gjetur në armët tip pistoletë me silenciator.

E reja kishte lidhje me njërin nga djemtë për të cilin babai nuk ishte dakord dhe sipas kamerave ka shkuar në banesën e marrë me qira ku edhe qëndronin zakonisht. Oficerët dyshojnë se për shkak të gjendjes së saj nën ndikimin e alkoolit dhe drogës ” miqtë” duhet ta kenë mbyllur në banesë.