“Dënohet” Raiffeisen Bank, morën kredi në emër të saj me firmë false e i kërkuan paratë mbrapsht, qytetarja i nxjerr zbuluar

TIRANE – Banorja e Lezhës me iniciale L.S me aktivitet biznesi ne kete qytet, dhe bashkëshorti i saj, S.S arritën një fitore spektakolare duke vendosur të drejtën e tyre në vend, pasi Raiffeisen Bank kërkoi kohe me pare, tu merrte para atyre për kredinë e një qytetari tjetër me të cilin ata nuk kishin asnjë lidhje.

Madje, tentativat e bankës për të marrë prej dy qytetarëve të pafajshëm, paratë që nuk paguante kredimarrësi real i Raiffeisen Bank, u bënë shkak për një kallëzim penal që përfundoi me dënimin e punonjësve të bankës dhe gjithë personave të tjerë të pëfshirë në këtë skemë falsifikimi dhe abuzimi.

Edhe ky rast, ashtu sikurse të tjerat e publikuara gjatë këtyre ditëve, bazohen vetëm në dokumente zyrtare.
Si të tilla, ato tregojnë më së miri, standardin me të cilin banka u ka shërbyer qytetarëve dhe mënyrën e sjelljes me ta. Ndryshe nga rastet qe kane mbetur pa ndeshkim, rasti per te cilin flet ky artikull ka marre nje denim pasi punonjesit e bankes dhe personat e tjere te perfshire jane shpallur fajtor dhe denuar nga gjykata e cila i ak dhene qytetares te drejten te kerkoje zhdemtim per demet qe i jane shkaktuar.

Cfarë ka ndodhur konkretisht?

Kredimarrësi real (iniciale V.K) nuk po paguante kredinë e marrë tek Raiffeisen Bank. Ne kete situate, kjo e fundit tenton të marrë paratë nga dy qytetarët, edhe pse ata nuk kishin lidhje me këtë cështje madje, sic rezultoi më pas, firmat e tyre ishin falsifikuar.

Shtetasja L.S dhe i shoqi S.S, janë lajëmruar në datën 1 shkurt 2010 nga shoqëria Raiffeisen Bank Sh.a, se ndaj tij Gjykata me datë 11.06.2009, kishte lëshuar urdhrin e ekzekutimit të kontratës së kredisë bankare datë 24.09.2007. Me të njëjtën shkresë, shtetasi S.S, është njoftuar se dosja është dërguar për ekzekutim të detyrueshëm në Zyrën Përmbarimore, me qellim qe qytetares dhe bashkeshortit si sekuestroheshin para, apo pasuri ne vleren e detyrimit te pa paguar te kredisë.

Në vazhdim të këtij skenari të ngjashëm me filmat me mashtrime financiare, me datën 10.02.2010, në banesën e dy bashkëshortëve nga Lezha është dërguar njoftimi i dytë shkresor i shoqërisë Raiffeisen, i cili i drejtohej shtetases L.S, me të cilin i kërkohej të bënte shlyerjen e plotë të detyrimit të shtetasit V.K, (kreditori real) ndaj shoqërisë Raiffeisen në shumën 1.801.567 Lekë, si dorëzanëse, në të kundërt do të vijonin proçedurat e ekzekutimit të detyrueshëm.

Pavarësisht se në dokument nuk shpjegohet, përfshirja e emrit të qytetares së dëmtuar dhe bashkëshortit të saj duket se është bërë nga autorët e skemës, pikërisht për faktin se ata kishin një biznes në Lezhë dhe mendohej se mund të paguanin kredinë që nuk po e likujdonte marrësi i saj real.

Zbulimi i falsifikimit

Ky është momenti kur nis të kthehet mbrapsht gjithë historia dhe zbulohet edhe falsifikimi i kryer me qëllim përfshirjen e dy bashkëshortëve në këtë cështje. pa dijeni dhe pa të drejtë.

Duke qenë të bindur se nuk kanë nënshkruar kontrata me cilësinë e dorëzanësve të shtetasit V. Ketj., më datën 18.2.2010, ata i janë drejtuar Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë dhe kanë bërë kallëzim penal, duke pretenduar se nuk kanë nënshkruar kontratat në të cilat referonte shoqëria Raiffeisen.

Mbi bazën e kallëzimit, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka regjistruar procedimin penal nr.89, viti 2010, në lidhje me veprat penale të parashikuara në nenet 186/1, 186/2 dhe 146-25 të Kodit Penal.

Nga hetimi ka rezultuar se më datën 24.09.2007, në Lezhë, është hartuar dhe nënshkruar kontrata e kredisë bankare mes shoqërisë Raiffeisen nga njëra anë, me cilësinë e kredi dhënëses dhe V.K e R. K nga ana tjetër, me cilësinë e bashkëkredimarrësave. Sipas përmbajtjes së kontratës, shuma e kredisë është 100.000 Lekë dhe afati i kthimit 84 muaj. Më tej, kontrata është siguruar me një garanci personale, që është dorëzania e paditëses L.S (autorja e denoncimit).

Në vazhdim të hetimeve, kontrata e mësipërme i është nënshtruar akt-ekspertimit grafik të nënshkrimit dhe me aktin e ekspertimit nr.9197, datë 11.11.2010, ka rezultuar se nënshkrimi i plotë (emër, mbiemër dhe firmë) nuk janë të shtetases L .S. Në përfundim të hetimeve, çështja është dërguar për gjykim dhe Gjykata e Apelit Shkodër, ka deklaruar fajtor dhe dënuar shtetasit H H, M Gj, N N, P K, V K, Gj Gj, A B, Gj N, M F dhe B H për veprat penale të parashikuara në nenet 146, 248 dhe 186/2 të Kodit Penal, sipas përcaktimeve të përshkruara në atë vendim.

Disa nga personat e dënuar janë punonjës të Raiffeisen Bank si dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë cështje.

Në dokumentin që disponon redaksia, theksohet se emri i shtetases L.S në vitin 2010 është regjistruar në Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisë si debitore, me cilësine e dorëzanëses. Kjo procedurë ndiqet për cdo kredimarrës të rregullt, ndërkohë që qytetarja e dëmtuar nuk ishte e tillë, madje, firma e saj ishte falsifikuar pa dijeninë e saj.

Pra Raiffeisen Bank e ka vendosur emrin e qytetares në regjistrin e kreditorëve të këqinj edhe pse ajo nuk kishte lidhje fare me këtë cështje e madje, sic doli nga ekspertiza, firma e saj ishte falsifikuar.

Në dokument thuhet se, emri i paditëses është fshirë nga Regjistri i Kredive të këqija në Bankën e Shqipërisë, si pasojë e faktit se nënshkrimi i paditëses ishte i falsifikuar e për rrjedhojë ajo nuk kishte shprehur vullnetin për të siguruar me dorëzani përmbushjen e detyrimit të bashkëkredimarrësve V e R, K. në kontratën e kredisë datë 24.09.2007.

Pikërisht bazuar në këto fakte, qytetarja ka kërkuar shpërblimin e dëmit jopasuror nga Banka Raiffeisen për shkak se punonjësit e saj tashmë të dënuar me vendim të formës së prerë kanë dëmtuar reputacionin e saj, kanë cenuar imazhin qytetar, profesional, publik dhe të biznesit të saj.

Por pavarësisht skemës abuzive të ndodhur dhe falsifikimit të firmës së saj qytetarja është ndeshur me vështirësi në kërkimin e të drejtës, pasi Banka ka pretenduar se ajo duhej ta kishte kërkuar të drejtën e saj më parë dhe se në kohën kur e kërkoi zhdëmtimin, po e kryente këtë veprim jashtë afatit!!!!

Por ky pretendim i pabazuar, ka marrë përgjigje kundërshtuese nga gjykatat. ato citojnë se me vendim Nr.157, datë 28.06.2012, i cili ka marrë formë të prerë më datë 26.11.2011, në Gjykatën e Apelit Shkodër janë deklaruar fajtorët dhe janë dënuar. Sipas këtij vendimi, nënshkrimi nuk i përket paditëses L. S….Pikërisht në këtë moment paditëses i ka filluar afati i ngritjes së padisë për kërkimin e shpërblimit të dëmit jopasuror. Fillimisht paditësja ka ndjekur rrugën e kallëzimit penal dhe pasi ka pasur një vendim të formës së prerë që i ka dhënë zgjidhje kontestimit të nënshkrimit, i është drejtuar me padi gjykatës.

Në interpretim të nenit 112 dhe 115/dh të Kodit Civil, paditësja është në afat të ngritjes së padisë, pasi vendimi penal ka marrë formë të prerë në datë 26.11.2012 dhe nga ky moment paditësja ka dijeni për personin që i ka shkaktuar asaj dëm.

Kërkesa për shlyerjen e dëmit

Qytetarja nga Lezha e cila kaloi këtë kalvar stresues, ka kërkuar zhdëmtimin në organet e drejtësisë. Në kërkesën e saj thuhet se “ jo vetëm që i sillen një sërë pasojash nga veprimet abuzive të bankës, por i thuhet se e dimë ne se kur e ke marrë vesh, sikur ka më shumë rëndësi marrja në dijeni se trauma e shkaktuar, vetëm në përfundim të hetimeve ajo është vënë në dijeni çfarë ka ndodhur dhe nga ka ardhur gjithë ky stres, ndaj duke u bazuar në të drejtat e mbrojtura me kushtetutë si dhe në konventën Evropiane të të drejtave të njeriut asaj i duhet vënë dinjiteti në vend duke e pranuar kërkesën dhe duke e dëmshpërblyer më shumë se kërkesa e saj”.