“Ja si i shmangin policinë britanike”, Artan Hoxha zbulon skemën tronditëse të krimit shqiptar:Ndryshimi i identitetit..

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një emision televiziv, komentoi përplasjen në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage për emigracionin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke e lidhur gjithashtu edhe me fenomenin e krimit të organizuar.

Hoxha theksoi se “Farage nuk po sulmon shqiptarët, por fenomenin e krimit të lidhur me emigracionin ilegal”, ndërsa sipas tij, “Rama po përpiqet të kamuflojë këtë realitet duke bërë populistin dhe duke bërë lojën e shifrave”.

“Shqiptarët në Britani janë tashmë një fenomen i ekspozuar. Nuk ka pse të përfshihen në statistika shqiptarët që kanë hyrë me pasaporta greke apo italiane. Kjo është një mënyrë për të turbulluar ujin dhe për të zbutur perceptimin publik në Shqipëri,” tha Hoxha.

Ai shtoi se krimi shqiptar përdor metoda të sofistikuara për të shmangur gjurmimin, përfshirë ndryshimin e identitetit përmes dokumenteve të vendeve të tjera të BE-së.

“Një nga metodat që përdor krimi shqiptar është përdorimi ose ndryshimi i identitetit me dokumenteve të shteteve të tjera që të humbin përmes turmës që të bëjnë më të është perceptimin e agjencive të ligjit”, tha ai.

Sipas tij, “paratë e pista të gjeneruara në Britani rikthehen në Shqipëri dhe destabilizojnë sistemin ekonomik dhe shoqëror”.“Farage mund të duket i avantazhuar sepse i referohet një problemi real. Ndërsa Rama kërkon të kontrollojë narrativën brenda Shqipërisë, ku e ka më të lehtë të fitojë pikë politike,” përfundoi Hoxha.