Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar në Durrës, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e Shkafanës, në Durrës.

Mësohet se i riu ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të nisur për motive të dobëta, ndërsa uniformat blu kanë identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes dhe po punojnë për kapjen e tij.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.