Temperatura deri në 40 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta të ardhura nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke gjeneruar kështu temperatura të larta.

Dita sot do të shoqërohet me vranësira të lehta, kryesisht prezente në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 40°C pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit dhe Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.