Policia ka identifikuar shoferin e mjetit tip Audi Q8, i cili ditën e mërkurë sfidoi Policinë e Shtetit duke iu larguar pas një ndjekjeje dramatike në rrugët e Tiranës.
Burime policore bëjnë me dije se në drejtim të automjetit ka qenë Joni Sadikaj, ndërsa pasagjer në makinë ishte Skerdi Sina, i cili u arrestua gjatë operacionit.
Gjatë ndjekjes nga zona e “Myslym Shyri” deri në ish-Bllok, automjeti u përplas me disa automjete të tjera. Megjithatë, Sadikaj arriti të largohet në këmbë, duke i shpëtuar policisë.
Joni Sadikaj ishte në kërkim që nga janari i këtij viti, lidhur me një ngjarje të ndodhur në zonën e Astirit, ku u mbajt e mbyllur një vajzë.
Operacioni për kapjen e tij vijon ende nga autoritetet.