Arrestohet përsëri 33-vjeçari shqiptar/ Lëvizte i qetë nëpër qytet me kokainë në xhepa

I riu nuk ishte emër i panjohur për autoritetet, pasi edhe më parë ishte proceduar për të njëjtën vepër penale. Karabinierët e Aprilia në Itali arrestuan një 33-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë shërbimit të patrullave, u pikas lëvizja e dyshimtë e 33-vjeçarit që po lëvizte në këmbë. Menjëherë ata vendosën ta kontrollonin fizikisht dhe i gjetën në trup një sasi prej 20 gramësh kokainë, të ndarë në doza.

I arrestuari, pasi kishte përfunduar procedurat formale, me urdhër të Autoritetit Gjyqësor, u transferua në qelitë e sigurisë së Stacionit të Karabinierëve të Aprilias, në pritje të seancës dëgjimore për të vërtetuar arrestimin me një gjykim të drejtpërdrejtë, informon media italiane.

Kurse dje në mëngjes (3 korrik), gjyqtarja e Gjykatës së Latinës, Enrica Villani, përveç vërtetimit të arrestimit, urdhëroi masën paraprake të detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore.