Plagoset rëndë 41-vjeçari pas një sulmi me thikë në rrugë, autori ende në kërkim

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës ku një person i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës në dorë një 41-vjeçar.

I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftim i Policisë:

Më datë 04.07.2025, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një person ende i paidentifikuar, ka goditur me një mjet prerës (thikë), në dorë shtetasin R. A., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.