Jepte para me fajde, detaje nga arrestimi i policit! I dha hua 50 mijë euro një personi dhe i merrte 2 mijë euro kamatë në muaj! Bënte presion duke…

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me arrestimin e efektivit në Elbasan, Edison Pema, i cili jepte para me fajde.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, nënkomisar Edison Pema i kishte dhënë hua 50 mijë euro një personi dhe i merrte kamatë çdo muaj 2 mijë euro.

Përveç kësaj i kishte marrë edhe 5 automjete dhe ia mbante peng nën presion.

Përveç interesit mujor të jashtëligjshëm, Pema kishte marrë peng 5 automjete në pronësi të viktimës, duke ushtruar mbi të kanosje dhe presion të vazhdueshëm për të siguruar kthimin e shumës me përfitime të larta.

Në kuadër të operacionit u sekuestruan 5 automjete të vitprodhimeve të fundit, të cilat rezultonin të mbajtura në mënyrë të paligjshme nga Pema.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.