Aksident i rëndë në Paskuqan/ Makina përplaset me shtyllën elektrike, bllokohet një korsi

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike buzë rrugës.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë disa qytetarë të mbledhur pranë mjetit të dëmtuar, ndërsa njëra nga korsitë e rrugës është bllokuar për shkak të përplasjes.

Fatmirësisht, sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë, policia ende nuk ka mbërritur në vendin e aksidentit për të kryer veprimet procedurale dhe hetimin e rrethanave.