Aksident në Tiranë, një furgon dhe 4 makina të përfshira (PAMJET)

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë në Bulevardin “Bajram Curri”.

Sikurse shihet dhe në pamje, në aksident janë përfshirë 4 automjete dhe një furgon.

Gjithashtu në pamje dallohet se njëri prej automjeteve ka kaluar edhe në pjesën e trotuarit.

Momentalisht nuk dihen rrethant e aksidentit apo nëse ka patur persona të lënduar.