Një 32-vjeçare nga Tirana është marrë nën hetim nga Policia e Tiranës pasi është denoncuar nga një 25-vjeçare, e afërme e saj, për falsifikim dhe mashtrim. Donika Curri dyshohet se ka përdorur të dhënat personale të së resë, si dhe foton e kartës së identitetit të saj, duke ndërhyrë në e-Albania dhe më pas ka aplikuar në një bankë mikrokredish.
Sipas denoncimit të 25-vjeçares, Donika Currit, iu është aprovuar kredia në emrin e 25-vjeçares në vlerën 3500 euro. Burime nga policia bëjnë me dije se Donika Curri ka mundur të skanojë fytyrën e 25-vjeçares nga karta e identitetit, duke marrë më pas të dhënat në e-Albania.
Kjo nuk është hera e parë që emri i saj lidhet me veprime të tilla. Rezulton se më 25 qershor të këtij viti, ajo është ndaluar nga Policia e Lezhës për po të njëjtat akuza