Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi lirimin nga qelia.
Kryebashiaku Veliaj kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Por togat e zeza të Gjykatës së Lartë morën vendimin për ta lënë në fuqi.
Kujtojmë që Erion Veliaj ndodhet në burg prej datës 10 Shkurt dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Në dosjen e SPAK ka të akuzuar dhe nën hetim edhe familjarë të Veliajt dhe disa biznesmenë, përfshirë sipërmarrësin Elman Abule, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe akuzohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut.