Kryeministri Edi Rama ka dhuruar gjak në godinën qeveritare, një traditë tashmë e përvitshme.
Kreu i qeverisë ka bërë apel për sa më shumë dhurim gjaku, teksa u shpreh se jo vetëm jepet një kontribut i vyer, por edhe ndihmon në organizmin.
Kryeministri theksoi se dhurimi i gjakut të rinon dhe rigjeneron.
Pjesë nga biseda:
Rama: Është rritur numri i gjakdhënësve këtu, tanët apo po aq?
Kemi një rritje! Çunat më shumë
Rama: Dy çuna janë këtu
Gocat kanë aneminë nga cikli menstrual
Rama: Dy çuna janë, dhe një aty 3, unë nuk jam çun, jam plak. Jeni të informuar që kjo është pozitive të organizmin? Kjo të rinon, të rigjeneron, ndërrohet gjaku, pastrohet
Është e vërtetë, të mbron nga një sërë sëmundjesh
Rama: Përtej faktit që është kontribut shumë i vyer sepse duhet të vendosësh veten në pozitën e atyre prindërve që kanë fëmijët