Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht ma vranësira mesatare deri të dendura në pajesën më të madhe të territorit, ndërsa prej orëve të pasdites mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Prej orëve të para të mëngjesit deri në ato të mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë të izoluar këto reshje në formen e shtrëngatave afatshkurtra. Prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites reshjet e shiut me intensitet të ulët mbeten prezent përgjatë relieveve malore në lindje.

Tempraturat do të ulen me disa gradë, ku në vlerën maksimale do të arrijnë deri ën 31 gradë celcius, ndërsa në ato minimale do të zbresin deri në 14 gradë celius.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 12-18 m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të arrijë 3-4 ballë.