Analisti Bledi Koka foli sot në emisionin “Log.” në Neës 24 nën moderimin e Endri Xhafos, për dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Vlorë dhe kërkesën e kryeministrit Rama që këtë shembull ta ndjekin edhe drejtorët e bashkive Durrës dhe Fier.
Sipas analistit kjo vendimmarrje e kryeministrit nuk vjen nga shqetësimi i tij se drejtorët nuk po bëjnë punën siç duhet.
Sipas tij dorëheqjet e drejtorëve kanë të bëjnë me një ridimensionim të pushtetit të bandave në zonat përkatëse.
Koka tha se tashmë ka ndryshuar balanca e bandave në këto qytete e për pasojë kryeministri Rama do të ridimensonojë balancat e bandave me emrat e tyre përkatës.
“Drejtorët që u hoqën nuk është thjesht një shqetësim i Ramës se nuk po bëjnë punën. Unë mendoj se është një ridimensionim i pushtetit që bandat kanë zonat përkatëse, qoft në Elbasan, Durrës, etj… Thjesht ka ndryshuar balanca e bandave në këto qytete dhe thjesht zoti Rama për mendimin tim dhe koha do tregojë që kështu është , do të ridimensonojë edhe balancat e tyre me emrat e tyre përkatës. Arkend Balla ka qenë drejtor në Bashkinë e Durrësit, por a ka njeri sot që nuk e di se njeriu i kujt është dhe me votat e kujt u bë deputet, drejtor ishte dhe ai”, tha analisti.
Bledi Koka: Nga lindi kjo republika e drejtorëve, u vetë shpall, u vetë zgjodh, u vetë imponua apo ndodhi për shkak se është një sistem i tillë dhe e krijon atë. Unë besoj fort se drejtorët në Vlorë, Elbasan, Durrës, Lezhë dhe drejtorët në Shkodër nuk janë drejtorë që janë zgjedhur nga kryetari i bashkisë për shërbime të caktuara, unë besoj se ata janë pasqyrimi i interesave kriminale të bandave të zonës.
Për ta ilustruar këtë, ishte rasti kur ish drejtori i ujësjellësit të Elbasanit kishte firmosur tendera pa fund për atë që njihet si klani i Suel Çelës në Elbasan. Dhe çfarë ndodhi, bëri hetimin SPAK, u hoq drejtori dhe çdo gjë kaloi sikur s ka ndodhur asgjë. Ndërkohë që rasti i Elbasanit është pasqyrimi lokal se çfarë ndodh me pushtetin vendor. Sidomos në zona problematike siç është Vlora, Elbasani , Durrësi, Lezha, Shkodra dhe Fieri.
Republikën e drejtorëve. Po të ishte kaq i ndërgjegjshëm kryeministri minimalisht do thoshte Bled Koka gënjen, po Petro Koçi deputeti i tij a nuk ishte ai që thoshte që drejtoret i shërbenin bandave? Drejtorët që u hoqën nuk është thjesht një shqetësim i Ramës se nuk po bëjnë punën. Unë mendoj se është një ridimensionim i pushtetit që bandat kanë zonat përkatëse, qoft në Elbasan, Durrës, etj… Thjesht ka ndryshuar balanca e bandave në këto qytete dhe thjesht zoti Rama për mendimin tim dhe koha do tregojë që kështu është, do të ridimensonojë edhe balancat e tyre me emrat e tyre përkatës. Arkend Balla ka qenë drejtor në Bashkinë e Durrësit, por a ka njeri sot që nuk e di se njeriu i kujt është dhe me votat e kujt u bë deputet, drejtor ishte dhe ai. Zoti kryeministër nuk e bën këtë se vërtetë është i shqetësuar për fakt të drejtorëve asgjebërës.