Një teknikë e re premtuese po konsiderohet si një “gur kilometrik” në betejën kundër rënies së flokëve nga kimioterapia. Kombinimi i ftohjes së skalpit me përberës antioksidant jep shpresë për mijëra pacientë me kancer. Studiuesit britanikë thonë se temperatura e duhur 18 GRADE është çelësi. Kërkimet janë gati të testohen tek njerëzit
Një nga pasojat më të dhimbshme për pacientët me kancer gjatë kimioterapisë është rënia e flokëve.
Për këtë shkencëtarët në britani kanë realizuar nëj studim që sjell shpres tëk këta paientë.
Kështu mjekët shkencëtarë në Universitetin Sheffield Hallam kanë zbuluar se ftohja e skalpit të kokës në 18 gradë Celsius, e kombinuar me një përzierje antioksidant, mund të parandalojë dëmtimin e folikulave të flokëve gjatë trajtimit me kimioterapi.
Kapuçët e ftohtë, tashmë të njohur për përdorim gjatë kimioterapisë, ndihmojnë duke ngadalësuar qarkullimin e gjakut në skalp dhe kështu reduktojnë kontaktin e ilaçeve me rrënjët e flokëve.
“Nëse ftohja përdoret me temperaturën e duhur, ajo mbron qelizat e flokëve nga vdekja. Dhe nëse shtojmë sulucionin me antioksidantë, efekti dyfishohet.”thonë shkenecetarët
Në studim, folikulat u rritën në laborator dhe u trajtuan me kimioterapi – por me ftohje të kontrolluar, efektet dëmtuese u neutralizuan. Studiuesit përdorën gjithashtu një përbërës si resveratroli që gjendet te rrushi i kuq.
Tashmë kompania po përgatitet të testojë këtë teknikë tek pacientet realë, duke përdorur kapuçin e saj special që vishet 30 minuta para kimioterapisë dhe mbahet për më shumë se një orë pas trajtimit.