Kryeministri Edi Rama është shprehur se ashtu si në Vlorë dhe Durrës, edhe në Elbasan dhe Lushnjë duhet bërë shkarkimi i drejtorëve, ndërsa nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja.
Me ironi Rama nisi kritikat e tij, duke u shprehur fillimisht se “bari i varrezave të Elbasanit ka potencialin të behet kallam dhe të bëhen varrezat si kallamishte. Një lloj bari që aq shumë është lënë pa u preku, që jo vetëm rritet, por qe synon të bëhet kallam”.
“Te mos dijë kryetari se çfarë ndodh”, tha Rama, ndërsa shtoi se edhe në Bashkinë e Elbasanit edhe në atë të Lushnjës duhet bërë e njëjta gjë si në Bashkitë e tjera.
“Gatishmëria e qeverisë për njerëzit të mos trajtohet si bari varrezave të Elbasanit, i cili ka potencialin të behet kallam dhe të bëhen varrezat si kallamishte. Një lloj bari që aq shumë është lënë pa u prekur, që jo vetëm rritet, por qe synon të bëhet kallam.
Papritur shkon dikush i vë flakë, dhe për turp behën varrezat vend zjarre vënie del që personi nuk është mirë, por nëse bari është qethur siç duhet, dhe bari nuk merr qiellin se është e pakonceputeshme të ndodhin gjëra që do ti faleshin kryetarit të bashkisë nëse Elbasani do të ishte sa Shangai.
Mund ta pëshkosh në këmbë çdo ditë cep për cep, të mos dijë kryetari se çfarë ndodh? Të mos jetë i informuar për çdo tullë që vihet në qytet, është e pamundur nëse i ka sytë hapur dhe i rri mbi kokë gjerat. Patjetër nëse kryetari i ka sytë gjysme hapur dhe gjysmë mbyllur, ata që janë nën të i kanë të mbyllur, siç i kishin në Bashkinë e Vlorës.
Edhe në Bashkinë e Elbasanit edhe në atë të Lushnjës duhet bërë e njëjta gjë si në Bashkitë e tjera që deri tani është bërë pezullimi i plotë, shkarkimi i drejtorëve me dorëheqje, për t’u dhënë mundësi të tjerëve të tregojnë që janë të duhur për atë pozicion. Duhet shkundur e gjithë kjo pemë, se 10 mandate në Elbasan janë një barrë, bashkë më të Fierit dhe Vlorës, më ka marrë edhe ato orë që flija gjumë. Duhet të të lëmë pa gjumë ty, jo të flesh më shumë.”– tha Rama.