Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës” në zonën e “Marikaj” pak pas mesnatës, rreth orës 00:40 (12 Korrik).
Raportohet se mjeti tip Audi drejtohej nga 18 vjeçari me iniciale D. D., i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi makinën dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një karburant.
Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, 19 vjeçari me iniciale E. B..
Ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave.