Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ditën e sotme, ku një 44-vjeçar ka tentuar të godasë me sopatë dy persona.
Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në lagjen nr. 17 të qytetit bregdetar, ku 44-vjeçari ka hyrë me sopatë dhe ka tentuar të godasë dy personat. Dyshohet se shkak për ngjarjen është një konflikt për motive të dobëta mes tyre
Policia ka arrestuar 44-vjeçarin dhe ka proceduar penalisht një tjetër person, i cili kishte dijeni për konfliktin por nuk ka njoftuar autoritetet.
Njoftimi i policisë:
Menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 17, Durrës, një shtetas po kanoste dy shtetas të tjerë me sopatë, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e personave të përfshirë, si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. Dh., 44 vjeç, banues në Shkodër.
Shtetasi 44-vjeçar u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16, teksa kanoste me sopatë shtetasin E. A., dhe shtetasen E. S., të dy banues në Durrës.
Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi B. K., i cili kishte djeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë .
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.