Grushte, shkelma dhe thikë, sherr midis disa personave në Vlorë! 1 i plagosur, 4 të shoqëruar në Polici

Një sherr ka ndodhur pak para mesnatës së 12 korrikut tek vendi i quajtur Rrapi, në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Vlorë. Dyshohet si i plagosur ka mbetur Gazmend Vreshtazi, ndërsa 4 persona janë shoqëruar në polici.

Një sherr ka ndodhur pak para mesnatës së 12 korrikut tek vendi i quajtur Rrapi, në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Vlorë.

Sipas burimeve bëhet me dije se disa persona janë konfliktuar me shkelma grushta, sende të forta dhe deri në përdorimin e thikës.

Dyshohet si i plagosur ka mbetur Gazmend Vreshtazi, ndërsa 4 persona janë shoqëruar në polici.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.