Bëhet me dije se është dëmtuar lehtë drejtuesi V.N i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Shelqet ku një 57-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka përplasur motomjetin që drejtohej nga një 66-vjeçar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftim i Policisë:
Informacion paraprak/Rreth orës 07:40, në fshatin Shelqet, shtetasi M. M., 57 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. N., 66 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit shtetasi V. N., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.