Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Shelqet ku dyshohet se shtetasi me iniciale M.M., 57-vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe është aksidentuar me një tjetër.
Mësohet se i plagosur ka mbetur 66-vjeçari me iniciale V.N., i cili u përplas nga 57-vjeçari.
“Informacion paraprak/Rreth orës 07:40, në fshatin Shelqet, shtetasi M. M., 57 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. N., 66 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit shtetasi V. N., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.