Aksidenti në Tiranë–Durrës ku vdiq 18-vjeçari, arrestohet i riu që drejtonte mjetin

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 19-vjeçarin D.D., pas aksidentit ku gjeti vdekjen 18-vjeçari E.B.

19-vjeçari i arrestuar ka qenë drejtuesi i mjetit, i cili pasi humbi kontrollin, doli nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës ku si pasojë e aksidentit humbi jetën 18-vjeçari nga Durrësi, si dhe u dëmtua vetë drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer tjetër 19-vjeçar.

Njoftimi i plotë i policisë

“U arrestua shtetasi D.D., 19 vjeç, pasi rreth orës 00:40, në autostradën ‘Tiranë–Durrës’, në zonën e ‘Marikaj’, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi E.B., 18 vjeç, banues në Durrës, si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi E.Sh., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.