Anaidi tregon për takimin sekret mes Gjesti dhe Egli: Ja si ndodhi refuzimi

Kur Egli mbrëmë puthi bluzën me fytyrën e Gjestit në koncert, shumë e panë si një moment romantik. Por për opinionistin Anaid Kaloti, kjo ishte një skenë e sajuar dhe një përpjekje e fundit për të rikthyer famën e humbur.

Përmes një postimi të gjatë dhe simbolik me titullin “Kur ra fama”, Kaloti rrëfen një episod që, sipas tij, ndodhi menjëherë pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, ku ai u takua me Eglin dhe Gjestin në një hotel luksoz. “Plaku” në fabul, që i referohet vetes, i kishte dhënë një këshillë çiftit:

“Duhet ta ruani këtë gjë para publikut… që ju besuan dhe ju deshën bashkë!”

Ai tregon se Egli ka qenë e gatshme të vazhdonte lidhjen: “Egli ishte dakort”, – shkruan Anaidi, ndërsa për Gjestin thotë:
“Kingi ishte i lidhur me dikë tjetër dhe nuk donte që ‘goca ti hynte thellit’, duke vazhduar lojën sikur kishte më shumë hallin e kësaj se të asaj tjetrës.”

Për më tepër, ai zbërthen mënyrën se si Gjestit, sipas tij, nuk i interesonte më aspak Egli: “Ai nuk e donte atë dhe e shihte si një leckë këpucësh të përdorur disa herë… sa vjen moment që ke nevojë ta kapësh për të fshirë këpucët sërish, se të bëhen gishtat pis.”

Ironia e tij vazhdon edhe më tej, duke nënvizuar përpjekjet e kota për të rikthyer vëmendjen:

“CA TË BËJMË, CA TË BËJMË!!! Provojmë njëherë bëjmë si zemërmirë, takohemi te sëmurët nëpër koncerte, bëjmë si njerëz të drejtë të Zotit! Nuk ecë!”

Pika kulmore e reagimit është kur Anaidi përshkruan momentin e skenës së fundit, që u bë virale:
“Moren të dy nga një bluzë me fytyrat e njëri-tjetrit, e puthën bluzën në skenë para publikut, për të gënjyer kësaj here jo vetëm publikun por edhe veten… QESHARAKE! Asnje nuk reagoi, askush nuk i besoi, as ata vetë që puthën rreckën që dje fshinë këmbët!”

Dhe përmbyllja e tij është një metaforë për ata që e shijojnë famën përkohësisht: “Sa më lart të ngjitesh, aq më të vështirë do e kesh të ngrihesh kur të biesh poshtë.”

Një reagim i drejtëpërdrejtë dhe i mbushur me thumbime, që hedh dritë mbi një raport të brishtë, një dashuri të pambaruar dhe një famë që, sipas Anaidit, po përpiqet të mbahet me fije pambuku.